Fushat e Specializimit
![]() Operacionet Minimale Invazive |
Në operacionet e zemrës dhe të enëve të mëdha të gjakut mund të arrijmë tashmë të njëjtin sukses kirurgjikal, pa e hapur plotësisht kockën e gjoksit, me prerje të vogla ose me metoda të mbyllura. Nga bypass-i koronar deri te kirurgjia e valvulave të zemrës dhe e aortës, deri te sëmundjet e lindura të zemrës, ofrojmë zgjidhje minimale invazive në një gamë të gjerë.
|
![]() Trajtimet Kirurgjikale |
Aorta është ena kryesore arteriale, që del nga zemra dhe që mban gjakun e pastër në të gjitha organet e trupit. Zgjerimi i aortës (aneurizma) krijon rrezik çarjeje, ndërsa ngushtimet dhe bllokimet mund ta kufizojnë rrjedhën e gjakut drejt organeve; këto sëmundje i trajtojmë, si me metoda kirurgjikale, ashtu edhe me metoda angiografike.
|
![]() Trajtimet Minimale Invazive |
Ngushtimet dhe bllokimet, që zhvillohen në arteriet jashtë zemrës, nga qafa deri te këmbët dhe organet e brendshme, mund të çojnë në probleme të ndryshme, nga insulti deri te dhimbja e këmbës. Këto enë gjaku i trajtojmë me teknika minimale invazive dhe angiografike, pa pasur nevojë për kirurgji të hapur.
|
![]() Trajtimet Funksionale |
Insufiçienca venoze në këmbë mund të na dalë përballë në një gamë të gjerë, nga një problem thjesht kosmetik deri te tromboza e venave të thella. Trajtojmë të gjitha problemet venoze funksionale dhe estetike, nga trajtimi me lazer pa operacion deri te zgjidhjet estetike të variçeve.
|
![]() Hyrjet në Enët e Mëdha të Gjakut |
Te pacientët tanë, që bëjnë dializë ose që ndjekin trajtime afatgjata, një rrugë e sigurt dhe e qëndrueshme enësh gjaku ka rëndësi jetësore për vazhdimësinë e trajtimit. Ne i planifikojmë dhe i zbatojmë nevojat për hyrje në enët e mëdha të gjakut, nga fistula e dializës deri te porta e kimioterapisë.
|
![]() Trajtimet e Plagëve Kronike |
Plagët kronike, që zhvillohen sidomos për shkak të çrregullimit të qarkullimit të gjakut, si këmba diabetike, mund të shërohen në masë të madhe me një qasje të saktë dhe të plotë. Këta pacientë tanë i vlerësojmë dhe i trajtojmë me një kuptim ekipi shumëplanësh.
|
![]() Limfedema dhe Lipedema |
Limfedema dhe lipedema janë gjendje kronike, që shpesh mbeten pa u vënë re dhe që shkaktojnë ënjtje dhe çformim të këmbëve. Me diagnozë të saktë dhe me një qasje trajtimi të plotë, e rrisim në masë të ndjeshme cilësinë e jetës së pacientëve tanë.
|
![]() Programe Edukimi |
Në shëndetin e zemrës dhe të enëve të gjakut, trajtimi më efektiv është parandalimi i sëmundjes, përpara se ajo të formohet, ose kapja e saj e hershme. E çmojmë informimin e pacientëve tanë dhe të të afërmve të tyre, nga programet e skriningut dhe të ndjekjes deri te udhëzimi për jetën pas operacionit.
|








